Turet Tur me guide

Udhëtim në Budapest, 3 nete/ 4 dite

Cmimi 283 € per person

Nisje ne daten 12 Shkurt

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më  21.20 - Mberritje në Budapest më 22:50. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda.  Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më 13:15 - Mberritje më 14:45.

Në pagesën përfshihen:

  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel me 3 yje.
    4. Mëngjeset sipas programit
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
    (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
SHENIM : DATAT E NENTORIT KANE KETO ORARE FLUTURIMINISJA NGA TIRANA ORA  13:45 mberritja 15:20KTHIMI NGA BUDAPEST ORA 11:35 mberritja  13:00

WhatsApp